Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Të martën në Uashington, Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Entoni Blinken.
Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.