Edhe pse rastet e reja me koronavirus u ulën disi në 24 orët e fundit në Greqi, autoritetet njoftojnë për 72 humbje jete, 6 më shumë se një ditë më parë.
Numri i infeksioneve të reja me Covid ishte 10,853 ndërsa në spitalet greke janë 499 pacientë të intubuar.
Rajoni i Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinën, rezultoi me numrin më të madh të rasteve të reja me 2,944, i ndjekur nga Selaniku me 1,269.
Që nga fillimi i pandemisë në shtetin helen janë regjistruar 24,754 vdekje nga covid-19.
Nga ana tjetër në Itali në 24 orët e fundit janë konfirmuar mbi 51 mijë raste pozitive nga mbi 462 mijë tamponë. Bazuar në shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, shkalla e pozitivitetit është 11.2%, nga 10.6% të një dite më parë.
Në Itali 191 persona e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës orët e fundit duke regjistruar në total mbi 151 mijë viktima nga koronavirusi.