Teleskopi bën “selfie”: Çfarë gjeti atje lart, 1.6 milionë kilometra nga Toka!

0
92

Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka nisur punën 1.6 milion kilometra larg Tokës. Observatori ndau selfien e parë nga hapësira pasi testoi pasqyrën e tij ikonike të artë dhe kamerën me rreze infra të kuqe, thote CNN.

Webb ka qenë në procesin e ftohjes dhe rreshtimit të segmenteve të pasqyrës që nga 2 shkurti, pasi pikën orbitale përtej hënës e arriti në 24 janar. WEbb u nis në hapësirë në 25 dhjetor, si vëzhguesi më kompleks dhe më i fuqishëm që NASA ka lëshuar ndoënjeherë deri më tani në kozmos. Pjesëtarët e ekipit të tij thonë se imazhet janë ende paksa të paqarta, por kjo ishte e pritshme.

Për momentin, teleskopi është ende në fazën e vënies në punë përpara se të fillojë mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimeve shkencore këtë verë, kur pritet të publikohen imazhe të reja mahnitëse të universit tonë. Pamjet si ato që NASA shpërndau së fundi, mund të ndihmojnë ekipin e Webbit të sigurohet se pasqyrat janë të vendosur tashmë në mënyrë perfekte përpara se observatori t’e vezhgoje ekzoplanetet dhe galaktikat e largëta, duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si ne e shohim universin.

Orbita e Webbit do ta mbajë teleskopin në një linjë me Tokën teksa planeti ynë rrotullohet rreth diellit. Kjo distance e mbron teleskopin nga nxehtësia e lëshuar prej tij. Anija kozmike ka një mburojë dielli me pesë shtresa për të mbrojtur pasqyrën gjigante dhe instrumentet e Webbit nga rrezet e diellit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here