Arifi: Publikimi i listës nga Kasami ka tendencë për diskreditim dhe nënçmimit

0
90

Ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke folur për listën e publikuar nga Kasami ka thënë se kjo nuk është transparencë, njofton indeks.mk

Ajo thotë se lista që është publikuar nga Kasami është një tendencë për të disktredituar persona të caktuar të cilët, janë ndihmuar ose paguar nga komuna për arsye të ndryshme.

“Kjo është një tendencë për diskreditim. Kemi lista të personave që kanë qenë të punësuar nëpër institucione që janë udhëhequr nga partia e zotit Kasami’, tha Arifi, e cila shtoi se edhe ata janë paguar me mjete shtetërore./indeks.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here