DOKUMENTI I BRENDSHËM I BE-SË PARASHEH SANKSIONET NDAJ REPUBLIKËS SERBE

0
86

Gazeta boshnjake “Istraga” ka publikuar një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian, ku parashihen sanksionet ndaj entitetit serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, “Republika Srpska” dhe liderëve politik përgjegjës për veprimet secesioniste dhe të njëanshme që minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH.

 

“Nëse transferimi i njëanshëm i kompetencave të shtetit në Republika Srpska bëhet operacionale, atëhërë masa restriktive (ngrirje të pronave/ndalimin e udhëtimeve) do të konsiderohen në bazën e Vendimeve të Këshillit”.

“Sanksionet do të konsiderohet në lidhje me aktivitete tjera që përbëjnë rrezik ndaj shtetit, në pajtim me kornizën ekzistuese”, shkruhet në këtë dokument që ka parë “Istraga”.

Instrumente të tilla ndëshkuese, shkruan në këtë dokument, duhet të mbeten si zgjidhje e fundit, pasi që ato parapraket dështuan.

Dokumenti shkruan, se BeH aktualisht përfiton një portofol rreth 400 milionë eurosh fondesh të IPA-s, dhe një portofol rreth 1 miliardë euro investimi (përfshirë edhe 242 milionë grante) përmes veprimeve rajonale në Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Me një paralajmërim se qytetarët dhe shoqëria civile nuk duhet të preken, financimi IPA si dhe kontributet dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së mund të rishikohen ose pezullohen. Duhet të ketë një koordinim të ngushtë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN)”, thuhet në dokumentin e BE-së.

Nëse situata e përgjithshme politike nuk përmirësohet në një afat të shkurtër, BE-ja mund të vendosë të përdorë ndihmën e saj financiare të BE-së si mjet.

Dokumenti do të diskutohet nga ministrat e jashtëm në 21 shkurt.

“Instrumentet e politikave të BE-së përfshijnë gjithashtu kornizën e sanksioneve në fuqi që nga viti 2011, përmes Vendimit të Këshillit 2011/173 / CFSP [4] i cili rinovohet çdo vit dhe mbulon aktivitetet që (a) cenojnë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe personalitetin ndërkombëtar të BiH ; (b) rrezikojnë seriozisht situatën e sigurisë; ose (c) të minojë Marrëveshjen Kornizë të Përgjithshme të Dejtonit/Paris për Paqe”, thuhet në këtë dokument të brendshëm të BE-së.

Në koordinim të ngushtë me partnerët kryesorë, BE planifikon të “intensifikojë përpjekjet lehtësuese për të përkthyer angazhimin e udhëheqjes së RS për një kthim të plotë në institucionet shtetërore në hapa konkretë përpara”.

“Angazhimi ynë më pas duhet të fokusohet në lehtësimin e fillimit të dialogut konkret brenda institucioneve shtetërore për çështje që vazhdimisht nxisin tensionet politike. Të gjithë aktorët e BE-së duhet të mobilizohen dhe bashkëpunimi i nivelit të lartë me autoritetet dhe aktorët politikë të BiH duhet të vazhdojë, duke theksuar gjithashtu pasojat nëse situata nuk përmirësohet shpejt”.

“Përpjekje të tilla diplomatike mund të përfshijnë një takim të nivelit të lartë me krerët e BiH të thirrur nga HRVP. HRVP duhet të vazhdojë të angazhohet dhe të koordinohet me liderët në rajon, veçanërisht me Serbinë”

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë si një prioritet kryesor. Në rastin më të keq, nëse instrumentet e sipërpërmendura nuk kanë arritur të ndryshojnë kursin negativ të veprimit, nëse vendi ka hyrë në një periudhë zgjedhore pa një marrëveshje CR/ER dhe ka ndjekur një politikë secesioniste, atëherë incidentet e sigurisë janë të mundshme”, thuhet mes tjerash në dokument./Istraga/AlbanianPost

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here