Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

0
61

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë dhe dy në Prishtinë.

Në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij.

Sipas Policisë, viktimë i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq dje në Lipjan, forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se është sjellë në mënyrë agresive me familjarët e tij.

I dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Në Pejë dje u arrestua një burrë pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje në Prishtinë është raportuar në Policinë e Kosovës, me ç’rast është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here