Trudeau zotohet se do të bllokojë llogaritë bankare të protestuesve

0
73

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar një hap të paprecedentë për të thirrur Aktin e Emergjencave për të shtypur protestën e kamionistëve kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Trudeau ka thënë se gjatë zbatimit të masave nuk do të angazhohet ushtria. Pa nevojën e urdhrit të gjykatës, bankat do të mund të bllokojnë llogaritë bankare të secilit person të përfshirë në protesta.

“Kjo gjë po bëhet për të mbajtur qytetarët të sigurt dhe për të mbrojtur vendet e punës”, tha Trudeau në një konferencë për media. Ai bëri të ditur se policisë do t’i jepen më shumë kompetenca për të burgosur apo ndëshkuar protestuesi.

Të dielën, forcat e rendit pastruan protestuesit në Urën e Ambasadorit në Windsor, një një aks kyç kufitar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ishte bllokuar për shtatë ditë.

Ajo që fillimisht nisi si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit që të gjithë shoferët e kamionëve duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin SHBA-Kanada, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duke bërë jehonë jo vetëm në Kanada por edhe më gjerë.

Klan News

Sponsored Content

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here