Maqedonia është përfshirë në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

0
58

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme obligoi ShA EMV që të fillojë procesin e nënshkrimit të marrëveshjeve për realizimin e Memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Gastrade SA. për një projekt për ndërtimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis, Greqi. Shërbimi për shtyp i qeverisë bën me dije se ky është hapi i parë drejt realizimit të objektivit strategjik për pavarësinë energjetike të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria, përmes ShA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ka filluar një proces për rezervimin e kapaciteteve të gazit natyror të lëngshëm natyror në LNG Terminalin Aleksandropolis, Republika e Greqisë, që do të rrisë sigurinë e furnizimit me gaz natyror për qytetarët”, thuhet në njoftimin e press-shërbimit qeveritar.

Realizimi i këtij investimi do të rrisë kapacitetin për furnizim me gaz në vend, do të ndikojë në liberalizimin e tregut, e me këtë edhe në konkurrueshmërinë e çmimeve, konsiderojnë nga Qeveria.

“Duke pasur parasysh krizën aktuale energjetike në Evropë dhe në vendin tonë, ky është një hap konkret që duhet të japë rezultate në stabilizimin e furnizimit me energji në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Ky projekt gjeostrategjik është shpallur projekt me interes të veçantë në Bashkimit Evropian për gazin natyror dhe për të Komisioni Evropian ka miratuar mbështetjen për integrim efikas me projekte të tjera të rëndësishme të infrastrukturës së gazit natyror në tregun rajonal.

Ndryshe, me nënshkrimin e memorandumit në mars të vitit të kaluar, Maqedonia vendosi të marrë pjesë në investimin në terminalin e gazit në Aleksandropolis me 10 për qind aksion në vlerë prej 370 milionë euro, i cili do të mbështetet nga BE-ja.

Njëkohësisht, vendi ynë do të marrë pjesë me 25 për qind në investimin për një termocentral me gaz natyror në Aleksandropolis, kurse vlera e parashikuar e investimit është mbi 380 milionë euro.

Vendi në fund të vitit të kaluar, mori një tjetër vendim të rëndësishëm për sigurimin e pavarësisë energjetike. Qeveria rrumbullakësoi ndërtimin financiar të një projekti 57.8 milionë euro për ndërtimin e një gazsjellësi interkonjeksioni nga Negotina në kufirin me Greqinë.

Nga Banka Europiane e Investimeve sigurojnë 28.9 milionë euro, përmes instrumentit VBIF i BE-së për projektin janë të qasshme 12.4 milionë euro grante, ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të sigurojë pjesë tjetër rë mbetur 16.5 milionë euro për gazsjellësin drejt Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here