Miratohet në komisionin parlamentar projektligji për marrëveshjen Kosovë – Shqipëri për sigurime shoqërore

0
86

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore Kosovë – Shqipëri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të dyja shtetet dhe qytetarët në aspektin ekonomik.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar më 26 nëntor të vitit të kaluar nga mbledhja e të dyja qeverive. Kjo marrëveshje është për integrimin e dy tregjeve të punës dhe është hap i krijimit të një ambienti sa më të favorshëm për punëkërkuesit dhe për përfituesit nga sigurimet shëndetësore”, ka thënë Murati.

Por nga deputetët e opozitës ministri mori vërejtje.

Ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se dokumenti i shpalosur para tyre ka gabime dhe paqartësi në disa pika.

Ne e mbështesim si LDK, por ka disa gabime dhe paqartësi në pika të ndryshme. Duhen sqarime shtesë. Marrëveshja është e rëndësisë së veçantë, jemi njerëz, po mundohemi me i hap rrugën, ndodh që ministri të vijë në komision i papërgatitur. Është i hapur që ministri të thotë se nuk është në gjendje të japë detaje për nenet dhe të thotë se mund ta kërkoni herave të tjera”, ka thënë Hoti.

Fjalë të njëjta pati edhe Mërgim Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ka bërë thirrje që diskutimi për këtë pikë të vazhdojë në një mbledhje tjetër.

“Vjen në komision i papërgatitur, e mbështesim në parim marrëveshjen, është mirë një ministër të vijë më i përgatitur, duhet të vijë me kabinetin e vet i përgatitur”, ka thënë Lushtaku. /klan kosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here