“Rusia po tërheq trupat”, presidenti i Ukrainës: Nuk shohim ende ndonjë tërheqje

0
86

Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Rusisë se ajo po tërheq disa nga trupat e saj nga kufiri.

Duke folur për BBC në një terren stërvitor ushtarak në Ukrainën perëndimore, Voldymyr Zelensky tha se: “Për të qenë i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo kemi dëgjuar për të.”. Ai thotë se të gjithë njerëzit normalë presin de-përshkallëzimin.

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë se jemi të qetë për çdo kërcënim sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që po ndodh”, shton ai.

Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen “të gjithë do ta shohin këtë” – jo vetëm ushtria apo zbulimi, duke shtuar se; “Tani për tani janë vetëm deklarata.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here