Shkatërrohet organizata kriminale shqiptare, i sekuestrohet edhe pasuria 2 mln euro

0
99

Autoritetet e Antimafias italiane informojnë se në bashkëpunim me forcat policore e gjyqësore amerikane, spanjolle, hollandeze, belge, kroate e gjermane kanë ekzekutuar një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizimi kriminal mafioz gjuhëfolës shqiptarë që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine pëmes transportit detare e anijeve tregtare që udhëtonin drejt Europës.

– Advertisements –

 

Në komunikimin zyrtar Antimafia italiane thekson rrezikshmërinë e ogranizimin e tipit mafioz të këtij grupi trafikantësh shqiptarë.

Spanja e vende të tjera të Europës përdoreshin për operacione komplekse financiare që riciklonin paratë e përfituara nga trafiku i drogës me një vlerë prej disa milionë euro.

Mega operacioni ka çuar në 45 arrestime, 80 kontrolle policore e sekuestrim droge e armësh si dhe pasuri me vlerë 2 milionë euro.

Ky organizim kriminal mafioz kishte ngritur një rrjet kompanish në Majorka të Spanjës, në Gjermani e Kroaci që i përdornin për të ricikluar paratë e përfituara nga trafiku i drogës përmes emrave fiktivë. Anëtarët e këtij organizimi mafiozë përdornin një komunikim të kriptuar e udhëtonin rrgullisht në Dubai, Meksikë e Kolumbi.

Në hetimet e vështira të këtij megaoperacionit morën pjesë rreth 600 forca policore e reparte speciale të antimafias italiane, belge, kroate, spanjole, britanike, hollandeze e gjermane nën koordinimin e Eurojust e Europol, shkruan ORA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here