Home Uncategorized Ushtria amerikane investon miliona dollarë në dronët e palosshëm

Ushtria amerikane investon miliona dollarë në dronët e palosshëm

0
96

Ushtria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Skydio nga Kalifornia, që kap vlerën e 20 milionë dollarë – e fjala është për prodhimin e dronëve palosës.

– Advertisements –

Qëllimi i ushtrisë amerikane është që të distancohet nga dronët e qasshëm të huaj dhe komercial – kështu që Skydio tani prodhon dronët e saj X2D për një program ushtarak të njohur si SSR (Short Range Reconnaissance).

Ushtria amerikane do të pajisë ushtarët me dronë që shpejt do të vihen në përdorim dhe do të përdoren për mbikëqyrje në një rreze të shkurtër.

Programi ushtarak SSR po shqyrton përdorimin e dronëve të vegjël prej kohësh, e deri më tani mbi 30 kompani kanë dhënë propozimet e tyre. Gjatë testimit rigoroz është zvogëluar lista në pesë kompani e fituesi ësht Skydio.

 

YouTube video

Sipas specifikave të kërkuara, dronët duhet të qëndrojnë në ajër të paktën 30 minuta, e rrezja e tyre nuk guxon të jetë më e vogël se tri kilometra dhe t’i rezistojnë erëra me shpejtësi mbi 28 kilometra në orë.

E duket marrë parasysh se bëhet fjalë për misioni vëzhgimi, droni të krijoj edhe harta për lokalizimin e objekteve të ndryshme.

Droni X2D posedon lente të dyfishtë me sensorë termal që i mundësojnë realizimin e videove në formatin 4K, janë të pajisur me teknologjinë për fluturim gjatë natës – duke u bazuar në GPS.

Fluturimi mbi 30 minuta nënkupton lëvizje me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë, e përmes inteligjencës artificiale shmang pengesat gjatë “rrugëtimit”.

Dronët duhet të jenë më të lehtë se 1.3 kilogram dhe mund të paloset – duke zvogëluar dimensionet gjatë fluturimit në terrene ku ka erëra të forta.

Droni palosës mund të paloset dhe të ngritet në ajër për 75 sekonda. Komanda e tij peshon vetëm disa qindra gramë, dhe posedon ekran që transmeton video me rezolucion 720p derisa komunikon me dronin nga një distancë prej 6 kilometra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here