Ganiu: Pavarësia është kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës

0
87

Pavarësia e Kosovës është festë për të gjithë shqiptarët, ka shkruar në Facebook kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke uruar ditën e 17 shtatorit, për të cilën thotë se është festë për të gjithë shqiptarët.

“Sot Kosova kremton 14 vjetorin e pavarësisë, që njëherësh është festë për të gjithë shqiptarët ngado që janë, pra edhe për Çairin tonë. Pavarësia e Kosovës jo vetëm që është ndër arritjet më të mëdha kombëtare, por njëkohësisht është edhe kurorëzim i rrugëtimit historik të popullit të Kosovës, është vulë e vlerave dhe reflektimit të demokracisë së vërtetë.”, është shprehur Ganiu.

Duke ua uruar këtë Ditë mjaftë të rëndësishme të gjithë kosovarëve, ai njëkohësisht u ka shprehur respektin e pafund gjithë atyre që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës tonë të dashur.

“Urime KOSOVË dhe qofsh e bekuar për jetë e mot!”, përfundon urimin Ganiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here