Vazhdojnë përgatitjet e FSK-së për pjesëmarrjen në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani

0
54

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj teksa ka njoftuar për pjesëmarrjen në stërvitjen ‘Dynamic Front 22’ tha se kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avacuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here