KACARSKA: SJELLJA E DEPUTETËVE ËSHTË JO-SERIOZE

0
73

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska vlerëson se sjellja e deputetëve në drejtim të zgjedhjes së katër gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese është jo serioze. Sipas saj deputetët sikur nuk kuptojnë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Alsat.

“Kjo sjellje e deputetëve është jo serioze, sikur nuk e kuptojnë rolin e Gjykatës Kushtetuese, a thua dikujt i konvenon kjo që Gjykatës Kushtetuese të jetë në këtë gjendje. E vetmja kompetencë e Gjykatës Kushtetuese është që t’i drejtohet me shkrim kryetarit kuvendit kur ndonjërit nga gjykatësit i mbaron mandati, këtë ne e kemi bërë në kohë, e kemi njoftuar kryetarin Xhaferi se tre gjykatësve iu mbaron mandati, më pas e kam njoftuar edhe për një gjykatës tjetër që gjithashtu i mbaron mandati”, deklaroi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kacarskës e vetmja mundësi e saj është që t’i drejtohet me shkrim kryetarit të Kuvendit dhe ta njoftoj në rast se ndonjë anëtari të Kushtetueses i mbaron mandati, ajo tha se këtë e ka bërë.

“Kam dërguar letër, kam bërë apel deri tek kryetari i Kuvendit që të bëhet zgjedhje e 4 gjykatësve të ri. Rëndësia e vendimeve që i sjellim me 5 vota “për” është më ndryshe në rast se për atë vendim do të debatonin 9 gjykatës. Kushtetuta parashikon që Gjykatën Kushtetuese ta përbëjnë 9 gjykatës. Është joserioze që për një vendim të vendosin vetëm 5 gjykatës, kur dihet se Gjykata Kushtetuese sipas Kushtetutës përbëhet nga 9 anëtarë”, tha Kacarska.

“Për fat të mirë nuk kemi ndonjë ligj që kërkon 2/3, është jo serioze që vetëm 5 gjykatës të sjellin vendim për çështje shumë të rëndësishme”, u shpreh Kacarska./Alsat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here