Pushtimi i Ukrainës nga Rusia tashmë ka nisur

0
182

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar. Kështu Britania do ta sanksionojë Rusinë, ka thënë sekretari i Shëndetësisë në MB, Sajid Javid të martën.

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha Javid për Sky News.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video, ku sipas përshkrimit, forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Faqe të ndryshme kanë shkruar se forcat ruse janë nisur pak pas mesnatës drejt Donteskut dhe Luhanskut, dy rajone të cilave Rusia ua njohu pavarësinë të hënën mbrëma.

Një takim i komitetit të urgjencës së Cobras në Mbretërinë e Bashkuar është duke u zhvilluar në Downing Street.

Kryeministri Bors Johnson i është bashkuar zyrtarëve të lartë të sigurisë, duke përfshirë sekretaren e Jashtme, Lis Truss dhe sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace, për të vlerësuar ndikimin e vendimit të Rusisë për të njohur rajonet seperatiste të Ukrainës brenda natës.

Pritet që të diskutohet një sërë sanksionesh, përpara se deputetëve britanikë t’u kërkohet të vulosin, siç e quajti zëdhënësi i kryeministrit, “një paketë të rëndësishme sanksionesh”.

Sanksionet pritet të jenë pjesa e parë e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Rusisë, me një pjesë tjetër të parashikuar nëse Moska pushton Ukrainën.

Ministrat pritet të diskutojnë gjithashtu implikimet e brendshme të masave të propozuara, duke përfshirë lëvizjet për të siguruar elasticitetin e tregut të energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here