Garazhet në kate, Ganiu: Qëllimi është të ndërtohen, nuk bëjmë gara se kush i bën

0
81

Marrëveshja për garazhet në kate me Behgjet Pacollin nuk është prishur. Kështu u përgjigj kryetari i Çairit Visar Ganiu pas deklaratës së kryetares së Shkupit Danella Arsovska, e cila dje tha se nuk i intereson se çfarë kanë bërë të tjerët dhe se ky ndërtim ka qenë në planin e saj. Sipas Ganiut qëllimi është të ndërtohet dhe jo të bëhet gara se kush po ndërton.

“Mund të ndeshim në një parking që edhe ne e kemi premtuar edhe ajo, por nuk bëjmë gara se kush e bën atë, qëllimi është që të bëhet dhe ajo të vendoset në funksion të qytetarëve”, tha Ganiu.

Ganiu gjithashtu shtoi se nëse qyteti i Shkupit e ka në plan për të ndërtuar në Çair, ai do ta mbështesë me dy duar.

“Gjatë periudhës së fundit të menaxhimit me Qytetin e Shkupit të z. Shilegov ndërmarrja në fjalë tregonte që nuk ka mjete për të bërë investime të tilla dhe ne u desht që të kërkojmë rrugë të re dhe mënyra e vetme ishte kjo, që edhe t’i shkurtojmë procedurat por edhe të gjejmë investitor i cili do t’i ndërton garazhet në kate. Nëse qyteti i Shkupit e ka në plan dhe do me ndërtuar, unë si kryetar i Çairit e mbështeti me dy duar, sepse ajo është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, shton Ganiu.

Ndryshe në prag të zgjedhjeve lokale u nënëshkrua memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e 12 garazheve në kate mes Komunës së Cairit dhe biznesmenit Bexhet Pacolli, por gjithcka ka mbetur në letër pasi ndërtimet nuk kanë filluar.
TV21 kërkoi qëndrim edhe nga biznesmeni Kosovar Behgjet Pacolli, por nuk arritëm të marrim përgjigje rreth zbatimit të investimit. Investimi kap vlerën prej 50 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here