Zelensky: Protestuesit do e detyrojnë Rusinë të negociojë

0
62

Në mesazhin e tij drejtuar popullit ukrainas të premten në mëngjes, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të detyrohet të negociojë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak viktima do të ketë,” shkruan CNN

Duke folur me tone sfiduese, edhe kur forcat ruse hynë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Zelensky tha:

“Ne jemi në tokën tonë, ato nuk mund të shkatërrojnë dinjetetin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë.”

Zelensky gjithashtu përshëndeti protestat në Rusi kundër pushtimit.

“Për të gjithë qytetarët e Federatës Ruse që po dalin për të protestuar, dua t’ju them që ne po ju shohim dhe se ju na keni dëgjuar,” tha ai.

Të enjten, protestuesit mbajtën demonstrata kundër luftës në të gjithë Rusinë. Sipas burimeve janë arrestuar 1.237 persona ndërsa policia kërcënoi se do të shpërndante turmat duke përdorur forcën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here