Kreu i BFI-se takon ambasadorin Gir, Fetahi: Dënojmë agresionin rus në Ukrainë

0
54

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Shaqir Fetai, në takimin me ambasadorin e BE-së David Gir, shprehu shqetësimin e madh për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Marketing

Në këtë takim, Fetahi në emër të Bashkësisë Fetare Islame dënoi thellë agresionin antinjerëzor që po rrezikon paqen, jo vetëm në rajon por edhe në tërë globin. Po ashtu, kreu i BFI përshëndeti unitetin e BE dhe SHBA në përpjekjet e tyre maksimale për të ndaluar këtë agresion, që po rrezikon jetën njerëzore. Fetahi edhe një herë deklaroi se kultivimi i Paqes në vend dhe rajon është prioritet i BFI-së, andaj kërkoi nga besimtarët dhe nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë Paqen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here