Shkup, 1 mars – Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 64-t në rend dite të së cilës janë Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis të jetesës. Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici, si dhe Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, të gjitha në lexim të dytë.
Deputetët do të debatojnë edhe rreth Propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për Prokurori Publike, rreth Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar, si dhe rreth Propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat e fillore dhe të mesme, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim ligji për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje në lexim të parë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore, si dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të gjitha me procedurë të shkurtuar.