Ursula von der Leyen: Brukseli fuqishëm e mbështet dialogun në mes Shkupit dhe Sofjes

0
66

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryetarja e KE-së von der Leyen e falënderoi kryeministrin Kovaçevski për reagimet e shpejta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të cilat theksoi se janë plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Në të njëjtën kohë, kryetarja e Komisionit Evropian përgëzoi përkushtimin në dialogun Shkup-Sofje dhe përsëriti se Brukseli fuqishëm e mbështet dhe e mirëpret këtë proces që do të përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane.

Përkundër situatës shqetësuese me Ukrainën që është bërë si prioritet, kryeministri Kovaçevski informoi se qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë të përkushtuara dhe vazhdojnë në mënyrë aktive dialogun për gjetjen e zgjidhjeve dhe rezultateve gjatë presidencës franceze të BE-së./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here