Vilma Ruskoska edhe gjatë kësaj jave mbetet pa 5 prokuror të ri

0
66

Këshilli i Prokurorëve Publikë as këtë javë nuk do t’i plotësojë pesë vendet vakante në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Kreu i këshillit të prokurorëve priti që zgjedhjet të mbaheshin sot.

“Planifikojmë të mbajmë seancë të mërkurën për të përzgjedhur prokurorët në atë prokurori, nëse ka kushte”, deklaroi Antonio Jolevski, Këshilli i Prokurorëve Publikë.

Por, Jolevski tani do të presë që të gjithë anëtarët e Këshillit të jenë në punë dhe vendimi të merret me kapacitete thuajse të plotë. Në një bisedë telefonike për Alsat, Jolevski tha pret që të mos vijë deri te ndonjë skenarë më i keq, siç është mospasja e anëtarëve të mjaftueshëm të Këshillit, që seanca të dështojë dhe me këtë edhe e gjithë shpallja për plotësimin e pesë pozitave në Prokurorinë e Villma Ruskovskës. Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ai pas largimit nga posti. Ndërkohë Alsat ka mësuar se 9 nga 10 kandidatë kanë marrë mendim pozitiv se mund të punojnë në krimin e organizuar.

Advertisements

 

Njoftimi është bërë nga prokurorët aktualë të cilëve u ka skaduar mandati në janar dhe të gjithë kanë marrë mendim pozitiv. Këta prokurorë vazhdojnë edhe sot aktivitetin e tyre të punës në prokurorinë kundër krimit të organizuar, por në mënyrë joformale. Kjo do të thotë se çështjet hetimore dhe çështjet që ata përfaqësonin në gjykatë janë marrë zyrtarisht nga prokurorë të tjerë që kanë mandat.

Nga pesë kandidatët që aktualisht nuk punojnë në prokurorinë kundër krimit të organizuar, vetëm një prokuror ka marrë mendim negativ dhe nuk mund të zgjidhet fare për të punuar në prokurorinë e Ruskovskës. Ndryshe, mandati u zgjat katër vjet, shkruan Alsat.

Prokurorët të cilëve u ka skaduar mandati në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Korrupsionit:

Ivana Trajçeva
Engjëllushe Kadriu Leshi
Marija Gjorgeva
Valentina Bislimovska
Suzana Mirçeska Kuzmanovska

Kandidatët e ri për prokurorë në PTHP për Krimin e Organizuar:
Arfim Ademi, PTHP Gostivar
Elizabeta Josifovska, PTHP Gostivar (PSP)
Imran Osmani, PTHP Shkup
Natasha Saramandova, PTHP Shkup
Zlatko Bikovski, PTHP Berovë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here