Ndërkohë që Sergei Lavrov po flet në Moskë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re, ku pretendon se forcat mbrojtëse të Ukrainës po rezistojnë edhe pse bombardimet e qyteteve nga forcat ruse nuk kanë ndaluar që nga mesanata.
Zelenksy thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë, duke shënjestruar zonat civile tregon se Ukraina i ka rezistuar me sukses planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë ./tvklan.al