Lufta/ Alarmohet NATO, mblidhet sot në takim të jashtëzakonshëm

0
61

Zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë alarmuar NATO-n.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të jetë sot e pranishme në takimin e jashtështëzonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili zhvillohet në Bruksel.

Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here