Qeveria apelon: Mos krijoni kolona para pompave të benzinës – ka mjaftueshëm derivate të naftës!

0
176

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe të drivateve të naftës në mallrat rezervë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, derivate të naftës ka në shtet, tregtarët rregullisht furnizohen me lëndë djegëse në përputhje me kërkesën”.

Kështu Qeveria e Maqedonisë së Veriut e fillon reagimin, pasi mbrëmë pamë se si para pompave të benzinës krijohen kolona veturash për t’u furnizuar me lëndë djegëse.

“Qeveria apelon te një pjesë e tregtarëve me pakicë me derivate të naftës të mos e kufizojnë sasinë, gjegjësisht shumën deri ku e shesin lëndën djegëse që futet në automjete, kurse konsumatorët të mos presin në kolona në pompa të benzinës dhe të mos bëjnë rezerva të lëndëve djegës nga shkaqe të sigurisë”; deklarojnë nga Qeveria, transmeton TV21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here