Filloi seanca publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Target-Fortesa”

0
85

Shkup, 7 mars – Pas një viti që kur u njoftua aktgjykimi për rastin “Target-Fortesa”, sot në Gjykatë e Apelit – Shkup, filloi seanca publike për ankesat e dorëzuara nga të akuzuarit Sashko Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe të akuzuarit e tjerë për këtë lëndë, që ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm masiv të qindra qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, në periudhën prej vitit 2008 deri më vitin 2015.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Mënyra më efektive për të humbur peshë! 20 kg në një muaj!

 

Për këtë lëndë, Gjykata Themelore Penale – Shkup më 26 shkurt të vitit 2021 shqiptoi dënim me burg prej 55 vite dhe 10 vite dënime me kusht.

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov nga ana e gjykatës së shkallës së parë është dënuar me dënim me burg prej 12 vite për vepren penale “shoqërim kriminal”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “pranim të shpërblimit për ndikim të kundër ligjshëm”. Derisa, e akuzuara ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska mori katër vite dënim me burg për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”.

Gjykatës raportues në seancën e sotshme në Gjykatën e Apelit është Enver Bexheti, ndërsa përfaqësuese i Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup është prokurori Elvin Veli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here