Kovaçevski – Geer: Bisedimet me Bullgarinë janë të vendosur në nivel dinjitoz

0
64

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me ambasadorin dhe shefin e delegacionit të BE-së në vend, David Geer, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi qëndrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me qëndrimet e partnerëve tanë strategjikë BE, NATO dhe SHBA, për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjen dhe shoqërimin e sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Në takim bashkërisht u theksua rëndësia e perspektivave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të thotë inkurajim për perspektivat evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski tha se në vend, Qeveria është e fokusuar në përkrahjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive dhe në tejkalimin e sfidave me situatën energjetike.

Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë, kryeministri Kovaçevski theksoi se bisedimet në nivel kryeministror dhe në mes të anëtarëve të grupeve punuese janë vendosur në nivel dinjitoz, për të arritur zgjidhje logjike të bazuara në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here