Krerët politik shqiptar urojnë 7 Marsin, ditën e mësuesit

0
160

Shkup, 7 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot ka uruar ditën e mësimdhënësve, 7 Marsin.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

 

Ai përmes një komunikatep për media, ka përkujtuar se reflektimi i kontributit të mësimdhënësve është kjo e sotmja ndërsa roli i jashtëzakonshëm i tyre ndër shekuj, jehonën e fjalës së tyre të ditur që nuk arritën ta shuajnë as stuhitë e fuqishme të asimilimit, dhe u bë frymëzim i vegjëlisë në rrugëtimin për ekzistencën e kombit.

“Lavdi e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë të arsimit që dhanë jetën në shërbim të lartësimit të vlerave kombëtare, respekt pafund për ata që vazhdojnë sot e kësaj dite këtë mision të shenjtë”, ka shkruar Ahmeti, informon Zhurnal.

Ditën e mësuesit gjithashtu e ka uruar edhe Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Ai shprehet se 7 Marsi na e kujton jo vetëm djersën e shumë brezave për edukimin e kombit, por edhe për të na ndërgjegjësuar për detyrën e rëndë e të rëndësishme që kemi ndaj edukimit dhe arsimimit.

“7 Marsi i Ditës së Mësuesit na vjen çdo vit për të na e kujtuar jo vetëm mundin e djersën e shumë brezave për edukimin e kombit, por edhe për të na ndërgjegjësuar për detyrën e rëndë e të rëndësishme që kemi ne ndaj edukimit dhe arsimimit.

Prandaj, shfrytëzoj rastin që të gjithë punonjësve të arsimit të të gjitha cikleve t’ua uroj 7 Marsin dhe t’i falënderoj nga zemra për punën e madhe që e bëjnë”, ka uruar Gashi.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së gjithashtu ka uruar 7 Marsin, ditën e mësuesit.

Ai në FB profilin e tij shprehet se mësuesit janë ata që na ndihmojnë ta kuptojmë jetën dhe të nxjerrim më të mirën prej saj, ata të cilët na kanë dhënë dhe japin mësime në mënyrë që të mund të bëjmë më të mirën në gjërat që bëjmë.

“Të nderuar e të dashur mësues, pedagogë e profesorë!
Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesve që na inkurajojnë dhe na qëndrojnë pranë duke qenë shtylla jonë e vazhdueshme e mbështetjes dhe frymëzimit.
Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë”, shprehet Sela, informon Zhurnal.

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së gjithashtu uron ditën e mësuesit.

“Në këtë ditë përshëndesim mundin e jashtëzakonshëm e të gjithë mësimdhënësve shqiptarë kudo që vepruan, duke sakrifikuar shumë që tek të gjithë brezat të kultivohet dija, edukimi dhe vlerat më të larta kombëtare.

Për nder të 7 Marsit, ditës së arsimit shqip, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë”, ka uruar Thaçi.//Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here