Arrestohen dy persona për grabitjen e një banke në Shkup

0
228

Dy persona janë arrestuar lidhur me grabitjen e sotme të një banke në qendër të Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në Shkup sot janë arrestuar N.SH (24) dhe S.B (32) për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në grabitjen e sotme që u lajmërua në orën 12.35 në ekspoziturën e një banke në territorin e qendrës kur tre persona nën kërcënimin me armë kanë marrë para nga të punësuarit”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Një nga grabitësit me revole ka gjuajtur një plumb, por nuk ka të lënduar.

Policia po ndërmerr masa dhe aktivitete plotësuese për zbardhjen e plotë të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here