Britania e Madhe njofton sanksione të reja aviacioni ndaj Rusisë

0
68

Britania ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja për aviacionin, duke i dhënë qeverisë pushtetin për të ndaluar çdo avion rus në MB.

Duke bërë njoftimin, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha: “Ndalimi i avionëve me flamur rus nga Britania e Madhe dhe shndërrimi i fluturimi të tyre në vepër penale, do t’i shkaktojë më shumë dhimbje ekonomike Rusisë dhe atyre afër Kremlinit”.

Sanksionet do t’i mundësojnë Mbretërisë së Bashkuar të bëjë sa vijon:

Ndalimi i avionëve rusë dhe heqja e avionëve që u përkasin individëve dhe subjekteve të përcaktuara nga regjistri i Mbretërisë së Bashkuar.
Ndalimi i eksportit të mallrave dhe teknologjisë që lidhen me aviacionin dhe hapësirën, përfshirë asistencën teknike.
Ndalimi i mëtejshëm i kompanive në Mbretërinë e Bashkuar që ofrojnë shërbime sigurimi dhe risigurimi në lidhje me këto mallra dhe teknologji.

Kjo vjen pasi sekretari i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, tha mbrëmë se ai e kishte bërë vepër penale hyrjen e çdo avioni rus në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, duke postuar në Twitter: “Ne do të mbysim aftësinë e miqve të Putinit për të vazhduar të jetojnë si normalisht ndërsa mijëra njerëz të pafajshëm vdesin. /balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here