Shkup, 9 mars – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot ka realizuar takim pune me zv.ministrin për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi.
Siç njofton Ganiu, takimi ishte frytdhënës dhe jep lajmin e gëzueshëm se është pranuar aplikimi në Ministrinë e Transportit për mjete të dedikuara nga Banka Botërore, për rikonstruimin e plotë të rrugës “Parashqevi Qeriazi” (Ish Arhiepeskop Dositej) me degëzimet e saj.
Gjithashtu, me këto mjete është paraparë edhe rikonstruimi i tërësishëm i rrugës “Serava”.
Ganiu ka njoftuar Rexhepin se investimet e tilla në Çair janë të rëndësishme sepse drejt për drejt ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.