Një shtetas i Kongos është gjetur i vdekur në Llojan të Kumanovës

0
63

Kumanovë, 9 mars – Një shtetas i Republikës së Kongos është gjetur i vdekur në oborrin e një objekti fetar në fshatin Llojan, njoftoi sot policia e Kumanovës. Mjeku e ka konstatuar vdekjen pa dhunë në trupin e të ndjerit.

“Dje në orën 6:00 në Departamentin e Policisë në Mateç ishte raportuar se në oborrin e një objekti fetar në fshatin Llojan ishte gjetur i vdekur një person emigrant. Mjeku i Ndihmës Urgjente Medicinale la konstatuar vdekjen pa shenja të dhunës. Nga mbikëqyrja e bërë nga ana e ekipeve të policisë nga SPB Kumanovë e konfirmuar se bëhet fjalë për B.K. (41) nga Republika e Kongos”, njoftoi policia.

Me udhëzim të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për varrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here