Delegacioni qeveritar, i përbërë nga zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, dhe zëvendëskryeministrja për luftë kundër korrupsionit, Sllavica Gërkovska, ministi i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ai i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti si dhe drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë së veriut, Jani Makraduli, udhëtonjnë për në Sofje, ku do të realizojnë takim me kolegët e tyre bullgarë.
“Grupi i punës në periudhën e kaluar pati takime koordinuese në të cilat janë shqyrtuar mundësitë për intensifikim dhe përforcim të bashkëpunimit praktik në fusha të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve dhe për ritmin e realizimit të reformave evropiane, si dhe për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira të rëndësishme për procesin eurointegrues”, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.
Gjatë takimit do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim postal mes postave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe program dy vjetor për zbatimin e Marrëveshjes mes Ministrisë për Ambient Jetësor të RMV-së dhe Bullgarisë, të nënshkruar në vitin 2019.