Banka Popullore thotë se nuk preket nga lufta në Ukrainë

0
85

Kapitali rus apo ukrainas nuk është mbizotërues në asnjë bankë të Maqedonisë së Veriut, ashtu që nga ky aspekt nuk ka asnjë ekspozim mbi qëndrueshmërinë e sistemit bankar vendas, bëjnë të ditur nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Pas invazionit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian përjashtoi shtatë banka ruse nga sistemi i mesazheve SWIFT.

Por, nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut theksojnë se sistemi financiar është i qëndrueshëm dhe të gjitha shërbimet financiare do të vazhdojnë të kryhen pa pasur implikime nga lufta në Ukrainë.

“Deri më tani nuk ka ndikime të drejtpërdrejta në sektorin financiar vendas dhe as nuk priten, kjo për shkak të lidhjeve të dobëta financiare që ka Maqedonia e Veriut me Rusinë dhe Ukrainën (detyrimet financiare dhe kërkesat financiare ndaj këtyre dy vendeve janë më pak se 1% e totalit të mjeteve dhe detyrimeve financiare), dhe për këtë arsye nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për këtë segment”, theksohet në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Kriza nuk kërcënon likuiditetin e bankave të Maqedonisë së V.

Nga Banka Popullore megjithatë theksojnë se kriza e luftës në Ukrainë nuk rrezikon likuiditetin e bankave, pasi, siç thonë, rezistenca e bankave në Maqedoninë e Veriut ndaj krizës është më se solide.

Banka Popullore, gjithashtu, ka bërë të ditur se rezervat në deviza janë në një zonë të sigurt dhe sigurojnë likuiditet të mjaftueshëm devizor në ekonominë vendase dhe qëndrueshmëri të valutës vendase.

“Likuiditeti është në një nivel solid. Edhe gjatë krizës së pandemisë kreditë me probleme nuk shënuan fare rritje, përkundrazi, ato u ulën gradualisht, mesatarisht dhe tani arrijnë në rreth 3.3 për qind të totalit të kredive. Gjithashtu, siç e kemi theksuar edhe më parë, nuk kemi banka ruse dhe ukrainase në vend, që është një avantazh i rëndësishëm në këto rrethana, duke pasur parasysh sfidat, me të cilat përballen disa nga vendet fqinje, ku bankat ruse ishin të pranishme”, theksojnë nga Banka Popullore për Radion Evropa e Lirë.

Ish-guvernatori Lube Trpeski thotë se bankat në Maqedoninë e Veriut kanë shkallë të lartë të koeficientit të aktiviteti të kapitalit, kështu që ka gjasa që kriza të prekë likuiditetin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here