Nga e hëna do të fillojë ulja e çmimeve të karburanteve

0
72

Shkup, 11 mars – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konsideron se prej të hënës çmimet e derivateve të naftës do të ulen.

“Mund të jetë pak më shtrenjtë se në Serbi, prej të tjerëve nuk besoj se është më i shtrenjtë edhe dizeli. Sot në Kuvend sipas të gjitha gjasave do të duhej të miratohej ligji për TVSH dhe ligji për akciza, ndërsa duke i pasur parasysh edhe çmimet e djeshme të bursës dhe çmimit para dy ditëve, pres që sipas analizave prej nesër, ndërsa është shumë e rëndësishme të theksohet se tashmë nga e hëna do të kemi jo çmime më të lira në rajon, por çmime dukshëm më të lira”, theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Në lidhje me amendamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE, ministri theksoi se secili propozim do të duhej të shqyrtohej, por edhe se duhet të shpjegohet se pse diçka propozohet, si do të ishin implikimet fiskale dhe si ato do të ndikonte ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here