Takohen Osmani e Abazoviqi, flasin për NATO-n, Ukrainën e anëtarësimin në BE

0
222

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Turqis, ku po marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se me Abazoviqin ka folur për NATO-n, Ukrainën dhe anëtarësimin në BE.

“Me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias. Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik- anëtarë të NATO-s, mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100% me PBJS dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë- anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar Osmani

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here