Qyteti i Shkupit kumtoi se fundjavën e kaluar janë djegur tetë kontejnerë për deponimin e mbeturinave komunale në hapësirat publike në Shkup. Autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të Bit Pazarit, pranë të cilave janë djegur plotësisht edhe katër kontejnerë, ndërsa një kontejnerë është djegur në “Debar Maalo”.
“Një sjellje e tillë e pamatur nga ana e qytetarëve rrezikon mjedisin jetësor, por shkakton edhe dëme të mëdha financiare për N.P. Higjiena Komunale”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit, nga ku apelojnë për deponim të ndërgjegjshëm të mbeturinave dhe zhdukjen e zakoneve të këqija për djegien e qëllimshme të kontejnerëve.
Ndërkohë nga N.P. Higjiena Komunale njoftojnë se kontejnerët e djegur janë zëvendësuar me të rinj.