Lajmërohet anëtari i delegacionit të Zelenskiyt nga bisedimet Rusi-Ukrainë

0
229

Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë filluar të hënën dhe komunikimi midis dy palëve është i vështirë, por i vazhdueshëm, tha në Twitter këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Duke postuar në Twitter një foto nga bisedimet, të cilat po zhvillohen përmes video-lidhjes, Podolyak tha: “Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara”.

“Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here