Nikollovski-Predan: Mbështetje të fuqishme për fermerët e rinj, gratë rurale dhe agroturizmin

0
97

Shkup, 14 mars – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot kishte takim me ambasadorin slloven Milan Predan.

 

Në takim, siç kumtoi Nikollovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, u bë fjalë për mbështetjen që vendi e merr nga Republika e Sllovenisë në proceset eurointegruese, si dhe për masat që i ndërmerr MBPEU-së për të ndihmuar në uljen e pasojave nga kriza përmes rritjes së eksportit të pemëve dhe perimeve të freskëta.

“E thellojmë dhe e vazhdojmë bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e bujqësisë. Përmes planeve të veprimit të ministrive tona japim mbështetje të fuqishme për shoqatat e fermerëve të rinj, mbështetje për gratë në mjediset rurale të, zhvillimin e agroturizmit dhe ndërtimin e sistemeve për mbrojtje ekologjike të natyrës”, theksoi Nikollovski,

Sipas tij, numri i madh i ekspertëve sllovenë, e ndihmuan procesin e harmonizimit të rregullativën ligjore, ndërsa përmes IPA projekteve është siguruar mbështetje e konsiderueshme në procesin e përforcimit institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe institucioneve të ngjashme me qëllim që të plotësohen standardet dhe kriteret e BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here