Mbrëmë, një protestuese është paraqitur me një mbishkrim kundër pushtimit rus të Ukrainës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në kanalin shtetëror rus më 14 mars, transmeton Reporteri.net.
Ky ka qenë një veprim i guximshëm në Rusi ku njerëzit mund të dënohen më 15 vjet burgim për përhapje të atyre që Kremlini i konsideron informata të rreme për luftën.
“Ndalo luftën, Mos i besoni propagandës, Ata po ju gënjejnë”, kishte pasur ajo në duar mbishkrimin, e pastaj brohoriti “Ndal luftën! Jo luftës!”.
Por ku është sot kjo gazetare?
BBC raporton se mediat shtetërore ruse nuk e kanë mbuluar fare protestën e saj. Vetëm një gazetë e pavarur e ka vendosur në ballinën e saj imazhin e protestueses, por është detyruar ma vonë ta fshijë pasi në Rusi, është vepër penale t’i botosh këto fjalë sot, transmeton Reporteri.net.
Nuk dihet se ku është gazetarja e quajtur Marina Ovsyannikova.
Ajo u ndalua mbrëmë nga autoritetet.
Avokati i saj ka thënë se është përpjekur ta gjejë nëpër komisarite por e ka pasur të pamundur ta gjejë atë.
Një agjenci shtetërore e lajmeve ka raportuar se kundër saj ka nisur një hetim paraprak.
Supozohet se ajo do të paraqitet në një gjykatë në Moskë./Reporteri.net