Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Rama: Akuzë shqetësuese, po e ndjek me vëmendje

0
69

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili shprehu dyshime se në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë,

Gjatë konferencës së mbajtur me zv.presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se kjo është një akuzë shqetësuese dhe pa bazë. Ai shtoi se po e ndjek me vëmendje këtë çështje.

RamaPërsa i përket propagandës ruse, diskutuam dhe për përmendjen e Shqipërisë nga ana e autoriteteve të Moskës si një prani problematike në këtë konflikt dhe akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë në radhë të parë pa asnjë bazë, por edhe shqetësuese. Megjithatë ne po e ndjekim me shumë vëmendje dhe këtë aspekt.

Kreu i qeverisë tha se duhet shmangur Lufta e Tretë Botërore, pasi sipas tij, kjo luftë na prek të gjithëve. Ai u shpreh i sigurtë se BE i ka kushtet ta neutralizojë këtë situatë.

RamaDuhet të shmangim një luftë të tretë Botërore kështu që armën që Kremlini po e përdor, ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim, me shumë vendosmëri dhe me qartësi të madhe që nuk është luftë që nuk na përket. Na përket tërësisht se është për të mborjtur atë që e kemi luftuar më parë dhe të mos rikthehemi atje por edhe luftë për të mos lejuar që forca e Rusisë të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu ose duke shkuar deri poshtë. Besoj që BE i ka kushtet që këtë armë ta neutralizojë dhe jam i sigurt që do ta neutralizoj se i ka të gjitha resurset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here