Ministrja holandeze e Mbrojtjes: NATO do të vazhdojë t’i dërgojë armë Ukrainës

0
68

Vendet anëtare të NATO-s do të vazhdojnë të ofrojnë armë për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme ruse, ka njoftuar ministrja holandeze e Mbrojtjes.

“Holanda dhe vendet tjera anëtare të NATO-s, do të vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, pavarësisht që dërgesat e tyre mund të jenë cak i sulmeve ruse”, ka theksuar ministrja holandeze e mbrojtjes, Kajsa Ollongren, transmeton Telegrafi.

“Ukraina ka të drejtë ta mbrojë veten, ne do të vazhdojmë ta përkrahim”, tha Ollongren me të mbërritur në Bruksel për takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur Rusia paralajmëroi se të gjitha dërgesat ushtarake nga perëndimi që kanë për destinacion Ukrainën, mund të shihen si “objektiva legjitim” për sulme. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here