Stoltenberg: S’mund ta marrim paqen dhe sigurinë si të garantuar

0
219

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Stoltenberg u tha gazetarëve se “lufta e presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën”.

Ai nderoi forcat e Kievit dhe u zotua të vazhdojë t’i mbështesë ato “për të mbështetur të drejtën për vetëmbrojtje të sanksionuar në kartën e OKB-së”.

Ai lavdëroi Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare ndaj Ukrainës, dhe derisa vuri në dukje se “NATO ka një përgjegjësi për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet më tej” ai paralajmëroi anëtarët e bllokut të sigurisë “ne nuk mund ta marrim paqen dhe sigurinë së të mirëqenë”.

“Dje, ministrat e mbrojtjes filluan të shqyrtojnë atë që ne duhet ta bëjmë për të përforcuar mbrojtjen dhe parandalimin tonë për një afat më të gjatë. Kjo do të kërkojë rritje të mëdha të investimeve në mbrojtje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Scholz tha se Gjermania ka rritur fondet për forcat e saj të armatosura për të siguruar “që NATO është në gjendje të përmbushë detyrat dhe mandatin e saj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here