“Boki 13”: Lidhja Ndërkombëtare nuk ka marrë asnjë denarë nga shteti, është financuar nga sektori i biznesit

0
50

Bojan Jovanovski “Boki 13” sot në Gjykatën Penale në Shkup tha fjalët përfundimtare për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, ku deklaroi se organizata e tij nuk ka marrë asnjë denarë para të shtetit, por financimi ka qenë nga sektori i biznesit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se ndjehem krenar për punën që ka bërë me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” dhe se organizata është formuar në mënyrë ligjore.

Ai tha se fjalët e mia përfundimtare është që tu jap fund spekulimeve për mua dhe “Lidhjen Ndërkombëtare”.

Sipas tij, qëllimi i këtij procesi ka qenë diskreditimi i tij personal dhe zëvendësimi i fakteve me spekulime, ndërsa spekulimet kanë çuar në një akuzë.

“Nuk kam mashtruar askënd, sidomos Siljan Micevskin dhe përfaqësuesin e Dream Bilding, Amzoski”, tha Jovanovski.

Ai po ashtu thotë se nuk ka pasur keqpërdorim të pushtetit politik, gjegjësisht pushtetit të atëhershëm aktual. Ai thotë se akuza të tilla nuk janë absolutisht të vërteta.

“Kam pasur mbështetjen e Zoran Zaevit që nga dita e parë e formimit të Lidhjes Ndërkombëtare. Zaev ka pasur njohuri dhe është informuar për projektin. Në gjykatë janë përmendur 719.350 mijë euro dhe shifra të tjera, e nuk kemi parë gjëkundi asnjë provë”, shtoi “Boki 13”.

I akuzuari i parë “Boki 13” akuzohet për kryerjen e veprës penale “mashtrim dhe larje parash”./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here