Ky është populli më i lumtur në botë

0
251

Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

E dyta në këtë raport të lumturisë rënditet Danimarka, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërsa më pas pasohet nga Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.

Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022

Finlanda
Danimarka
Islanda
Zvicra
Holanda
Luksemburgu
Suedia
Norvegjia
Izraeli
Zelanda e Re
Austri
Australi
Irlanda
Gjermania
Kanada
Shtetet e Bashkuara
Mbretëria e Bashkuar
Çekia (Republika Çeke)
Belgjika
Franca.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here