Bideni të premten në Poloni në kuadër të xhiros evropiane për krizën në Ukrainë

0
55

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përfshirë Poloninë në listën e vizitave të tij gjatë xhiros së javës së ardhshme nëpër Evropë.

Udhëtimi ka për synim zhvillimin e bisedimeve urgjente me aleatët evropianë dhe ata në NATO, teksa forcat ruse po i përqendrojnë luftimet e tyre nëpër qytetet ukrainase.

Bideni së pari do të qëndrojë në Bruksel dhe të premten do të niset drejt Polonisë për takim me liderët aty, ka thënë Jen Psaki, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë. Polonia është aleate kyç në krizën ukrainase. Është mikëpritëse e mijëra trupave amerikane dhe e më se 2 milionë qytetarëve që po ikin nga lufta në Ukrainë.

Në Varshavë, Bideni do të zhvillojë bisedime bilaterale me presidentin Andrej Duda. Psaki ka thënë se në takim do të diskutohet se si SHBA-ja, bashkë me partnerët dhe aleatët, po përgjigjet karshi krizës humanitare dhe asaj të së drejtave të njeriut, të shkaktuar nga lufta e padrejtë dhe e paprovokuar në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here