Deputeti i njohur i Vetëvendosjes paralajmëron largimin nga politika

0
51

Deputeti i Vetëvendosjes po dëshiron të lë politikën dhe të orientohet kah profesioni i tij.

Fitim Uka, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar largimin nga politika, duke thënë se më shumë do të orientohet në aspektin profesional sesa politik.

“Unë personalisht nuk kam qenë kurrë i involvuar në politikë para se të anëtarësohesha në Lëvizjen Vetëvendosje, asnjëherë nuk ia kam parë nevojën politikës, në momentin kur jam kthyer prej SHBA-së e kam parë si një lloj mundësie për të dhënë kontribut për të mundësuar edhe një ndryshim në Kosovë, mandej kur futesh brenda ka një lloj gare si brenda subjektit edhe jashtë saj për të shtyrë përpara propozimet e ndryshme dhe ndonjëherë nuk fiton ideja më e mirë dhe me këtë duhet të pajtohesh”.

“Unë nuk e ndjej veten brenda rolit në Kuvendin e Kosovës. Influenca është më shumë profesionale, në politikë e kam ndjerë veten si të huaj”, tha Uka sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Deputeti Uka ka deklaruar se nuk e di ende nëse do të largohet edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Ta shohim nëse do të çoj mandatin deri në fund, në një të ardhme të afërt do të shoh”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here