Mevlut Çavushoglu: Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB

0
64

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nevoja për një reformë serioze të sistemit ndërkombëtar, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u dëshmua edhe një herë në luftën Rusi-Ukrainë. Mevlut Çavushoglu foli në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm japonez Hajashaşi Joshimasa në Antalia. Çavushoglu tha: “Pikëpamjet tona janë të afërta me Japoninë në platformat shumëpalëshe, ne veprojmë së bashku dhe duam të përmirësojmë bashkëpunimin tonë edhe në platformat shumëpalëshe”. Ai theksoi se ata mbështesin kandidaturën e Japonisë për KS të OKB-së 2023-2024. “Si lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në rajonet tona kanë treguar edhe një herë se sistemi ndërkombëtar, veçanërisht KS i OKB-së, duhet t’i nënshtrohet një reforme serioze”, tha Çavusoglu duke shtuar se janë pajtuar me Hayashin që të veprojnë së bashku për këto çështje. (TRT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here