Ukraina nuk e pranon kërkesën e Moskës për dorëzimin e Mariupolit

0
267

Ukraina ka refuzuar një kërkesë të Rusisë për të dorëzuar qytetin e rrethuar të Mariupolit më 21 mars, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrje sërish për negociata me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Luftimet vdekjeprurëse kanë vazhduar në Mariupol – qytet strategjik i Ukrainës, ndërsa për bombardime është raportuar edhe në një qendër tregtare në Kiev, të cilat kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Banorët e Mariupolit, i cili ka pasur një popullsi prej 400,000 banorësh para shpërthimit të luftës, është bllokuar në dy javët e fundit, pa furnizime të ushqimit, ujit dhe karburanteve.

Rusia synon të marrë kontrollin e qytetit, çka më pas do t’i mundësonte lidhjen me Krimenë, gadishull të cilin e ka pushtuar më 2014, dhe me pjesën tjetër të lindjes të Ukrainës, të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Kremlini.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë më 21 mars se kanë njoftuar palën ruse se nuk do të dorëzohen, mirëpo Rusia nuk ka njoftuar se çfarë masa do të marrë në rast të refuzimit të propozimit për dorëzim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here