Visar Ganiu në takim pune me kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi

0
204

Shkup, 21 mars – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në shoqërim me nënkryetaren e komunës, Sermine Purrini, sot ishin në vizitë pune në komunën e Haraçinës, e ku atje i mirëpriti kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibraimi, informon Zhurnal.

Përmbajtja rifillon pas sut…!”

 

Ganiu së pari uroi Ibraimin për mandatin e fituar në zgjedhjet e fundit lokale ndërsa si temë bisede ishte vendosja e bashkëpunimit më të thellë mes dy komunave.

“U zotuam se përmes projekteve të përbashkëta do të mundohemi të ndikojmë në përmirësimin e mirëqenies së banorëve tanë.
Z. Ibraimi e përkujtova se Komuna e Çairit, por edhe unë si kryetar i saj gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të gatshëm dhe të hapur për të vendosur raporte të mira bashkëpunimi me komunat e tjera në mbarë vendin, por edhe më gjerë”, është shprehur Ganiu./Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here